Interi ka lëshuar një deklaratë pas ngjarjeve të Romelu Lukakut në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Juventusit. Sulmuesi belg u ofendua nga tifozët e Juventusit dhe kjo gjë ka sjellë reagime të shumta nëpër rrjetet sociale nga tifozë, por edhe nga figura apo institucione të njohura.
“Ne jemi vëllezër dhe motra të botës. Kjo ka qenë historia jonë që nga 9 marsi 1908. Ne duam të ritheksojmë me vendosmëri se qëndrojmë të bashkuar kudnër racizimit dhe të gjitha formave të diskriminimit. Futbolli dhe sporti duhet të jenë jo vetëm mjet emocionesh, por edhe vlerash të qarta dhe të përbashkëta, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me atë që pamë mbrëmë në minutat e fundit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë në Torino, kundër Juventusit.
Për këtë arse ne ritheksojmë të gjithë mbështetjen tonë, dashurinë dhe solidaritetin tonë me Romelu Lukakun, siç po e bën bota e futbollit këto orë.
Forca Rom, ne jemi me ty”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Interit./ h.ll/abcnews.al