Koreja e Jugut, vendi me numrin më të ulët të lindjeve në botë

schedule10:30 - 25 Gusht, 2022

schedule 10:30 - 25 Gusht, 2022

Koreja e Jugut ka regjistruar sërish shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, me numrin e lindjeve që ka rënë në një nivel të ri të ulët.

Shkalla e lindshmërisë në Korenë e Jugut ra për herë të parë në vitin 2018, ku sipas statistikave për çdo grua atje përkonte më pak se një fëmijë.

Në fillim të viteve 1970 gratë kishin mesatarisht katër fëmijë, shkruan abcnews.al.

Por dje, shifrat e publikuara nga qeveria treguan se shkalla e lindshmërisë kishte shkuar rënë në 0.81 fëmijë për  grua, minus  tre pikë më pak se një vit më parë.

Vendeve u duhen të paktën dy fëmijë për çift, një normë 2.1 për të mbajtur popullsinë  në të njëjtën madhësi, shkruan BBC.

Normat e fertilitetit kanë parë “rënie të dukshme” në gjashtë dekadat e fundit thotë OECD , Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në vitin 2020 në Korenë e Jugut pati një alarm për lindshmërinë , pasi vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë.

Në vitet e fundit, presionet ekonomike dhe faktorët e karrierës kanë qenë arsyet kryesore që shumë çifte vendosin të mos bëjnë fëmijë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!