Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, paralajmëroi administratën e Bidenit të “mos shkaktojë erë të keqe që në hapin e parë”, ndërkohë që Presidenti Joe Biden po përgatitet të përcaktojë politikën e tij Koreane.
Kim Yo Jong kritikoi SHBA dhe Korenë e Jugut për kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Komentet e saj vijnë një ditë para se zyrtarët e lartë të SHBA, do të arrijnë në Seul informon abcnews.al.
Qeveria amerikane ka thënë se është përpjekur për javë të tëra për të bërë kontakte diplomatike me Korenë e Veriut. Ndërkohë që Pyongyang ende nuk e ka pranuar faktin që Presidenti Biden është tani në detyrë.
Kujtojmë që të dy vendet qëndrojnë në mosmarrëveshje për programet bërthamore dhe raketore balistike të Veriut.
Kim Yo-jong u citua në gazetën zyrtare Rodong Sinmun të ketë thënë: “Një këshillë për administratën e re të Shteteve të Bashkuara që po lufton për të përhapur erën e barutit në tokën tonë nga përtej oqeanit. Nëse dëshiron të flejë në paqe për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të përmbahej nga shkaktimi i një erë të keqe, që në hapin e tij të parë”.
Ajo përsëriti kundërshtimin e vendit të saj ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, të cilat Koreja e Veriut i përshkruan si përgatitje për pushtim./e.b-abcnews.al