Koreja e Veriut teston raketa nënujore

schedule12:15 - 2 Tetor, 2019

schedule 12:15 - 2 Tetor, 2019

Ushtria koreano-jugore denoncoi testimin e dy raketave të reja nënujore të lëshuara nga një nëndetëse në Korenë e Veriut. Dhe Japonia nga ana e saj denoncoi këtë fakt duke thënë se një nga raketat kishte përfunduar në ujërat e detit të Japonisë.

Koreja e Veriut mund të ketë testuar një raketë balistike që është lëshuar nga një nëndetëse. Lajmi është konfirmuar nga ushtria koreano-jugore, e cila shton se kjo është hera e parë që nga Gushti i vitit 2016.

Seuli pretendon se hedhja e parë është kryer në mesnatë me orën tonë, nga deri drejt verilindjes dhe mendohet se ka qenë një raketë e llojit të Yllit Polar, e cila arriti një lartësi prej 910 kilometrash dhe një distancë prej 450 kilometrash.

Sipas qeverisë japoneze, Peniani ka hedhur dy raketa balistike një prej të cilave ka përfunduar në ujërat e detit të Japonisë. Dhe agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Jugut sinjalizoi për testim raketash me rreze të shkurtër.

Testi i radhës u kritikua nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, si një shkelje e rezolutave të këshillit të sigurisë së Kombeve të bashkuara ndërsa Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut u shpreh i shqetësuar për lëvizjet e Penianit.

Shërbimi inteligjent koreano-jugor nuk përjashton faktin se nëndetësja mund të mbajë tre raketa. Ky test është i nënti që nga takimi i fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!