Koreja e Veriut ka testuar raketat e reja strategjike të lundrimit për herë të dytë brenda një jave, duke përshpejtuar armatimin bërthamor të marinës së saj, agjensia shtetërore e lajmeve KCNA.
Udhëheqësi Kim Jong Un mbikëqyri testimin e raketës, të quajtur “Pulhwasal-3-31”, e cila është identike me raketat strategjike të lundrimit që tha javën e kaluar se ishin në zhvillim e sipër.
KCNA tha se raketat fluturuan mbi det në brigjet lindore të vendit për 7,421 sekonda e 7,445 sekonda dhe goditën një objektiv ishull të paspecifikuar, duke treguar se koha e fluturimit i kaloi dy orë.
Kim e quajti testin një sukses, tha KCNA, “i cili ka një rëndësi strategjike në zbatimin e planit…për modernizimin e ushtrisë që synon ndërtimin e një force të fuqishme detare”.
Raketat balistike të Koresë së Veriut janë zakonisht më të diskutueshme dhe janë të ndaluara në mënyrë eksplicite sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por analistët kanë thënë se raketat e lundrimit me rreze të mesme veprimi nuk ishin një kërcënim më pak se raketat balistike dhe janë një aftësi serioze për Korenë e Veriut./abcnews.al