Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale në Detin e Japonisë, një veprim ky që fqinjët e saj e cilësuan si kërcënim për paqen ndërkombëtare.
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes japoneze, raketa është e aftë për të udhëtuar më shumë se 15 mijë kilometra dhe për rrjedhojë të arrinte të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.
Raketa fluturoi një distancë prej rreth 1000 kilometrash përpara se të binte në Detin e Japonisë, por “sipas llogaritjeve të bazuara në trajektoren e saj dhe në varësi të peshës së kokës së saj, ajo mund të ketë aftësinë” për të arritur në SHBA.
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, i cili thirri një takim të Këshillit të tij të Sigurisë Kombëtare, dënoi lëshimet si “jo vetëm një shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por edhe një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit”.
Koreja e Jugut tha se lëshimet ishin “një provokim i rëndë” që kërcënonte paqen ndërkombëtare.
/abcnews.al