Koreja e Veriut shpall fitoren e “luftës ndaj Covid-19

schedule08:35 - 11 Gusht, 2022

schedule 08:35 - 11 Gusht, 2022

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un shpalli fitoren më të madhe të luftës mbi Covid-19, pas pothuajse dy javësh pa asnjë rast të regjistruar zyrtarisht në vend.

Duke folur në një takim me mjekë dhe shkencëtarë, Kim i përshëndeti ata për fitoren në luftën kundër pandemisë.

“Fitorja i përket popullit tonë dhe është një ngjarje historike”, shtoi lideri i Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut në fillimet e pandemisë mbylli kufijtë dhe nuk lejonte hyrjen në vend të të huajve. Por politika e masave shtrënguese për zero Covid nuk pati efekt pothuajse si në çdo vend të botës. Disa muaj më parë, Kim Jong Un akuzoi se Covid po hynte në vend përmes pakove të dyshimta që hidheshin në kufi nga Koreja e Jugut.

Motra e Kim, Kim Yo Jong, gjithashtu iu drejtua tubimit dhe tha se vetë udhëheqësi i ri kishte vuajtur nga simptomat e covid, sipas KCNA, duke treguar për herë të parë se ai ka të ngjarë të ishte i infektuar me virusin.

“Edhe pse ishte i sëmurë dhe kishte temperaturë të lartë, ai nuk mund të shtrihej për asnjë moment duke menduar për njerëzit për të cilët duhej të kujdesej deri në fund përballë luftës kundër epidemisë”, tha ajo.

Shkalla zyrtare e vdekshmërisë së Koresë së Veriut prej 0,0016%, ose 74 nga rreth 4,77 milionë, është një “mrekulli e paprecedentë”, tha në një takim shefi i anti-COVID, Ri Chung Gil.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime mbi pohimet e Koresë së Veriut.

/abcnews.al