Koreja e Veriut pretendon se ka marrë imazhe të Shtëpisë së Bardhë me satelitin e saj spiun

schedule10:45 - 28 Nëntor, 2023

schedule 10:45 - 28 Nëntor, 2023

Koreja e Veriut pretendoi se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së (Pentagon) dhe katër anije të afta për sulm bërthamor që i përkasin Marinës amerikane me satelitin e saj spiun “Malligyong-1”.

Në lajmin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), thuhet se lideri i vendit Kim Jong-un analizoi raportin e operacionit mbi satelitin spiun dhe fotografitë e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit të marra nga sateliti.

Në lajm thuhet sateliti bëri fotografi të katër anijeve të afta për sulm bërthamor të Marinës së ShBA-së dhe një aeroplanmbajtëse britanike në Portin Norfolk të Virginias dhe Newport News Shipbuilding Company, një aeroporti në Virginia dhe Forcave Ajrore Andersen në ishullin Guam në pronësi të ShBA-së.