Koreja e Veriut lëshoi katër raketa Hwasal-2 në brigjet e saj lindore të enjten, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA).
Katër raketat thuhet se goditën objektivin e paracaktuar pasi përshkuan një distancë prej 2,000 kilometrash në një kohë prej 10,208-10,224 sekondash.
“Stërvitja demonstron aftësinë e Phenianit për të nisur një kundërsulm bërthamor vdekjeprurës kundër forcave armike”, tha KCNA.
Testet e reja të raketave erdhën disa ditë pasi Pheniani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM). Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, paralajmëroi SHBA-në të ndalonte stërvitjen detare pranë vendit të saj, sepse në të kundërtën Oqeani Paqësor do të të kthehet në një “luftë”. /abcnews.al