Koreja e Veriut në karantinë, shkak sëmundja e rrallë

schedule09:10 - 25 Janar, 2023

schedule 09:10 - 25 Janar, 2023

Koreja e Veriut ka vendosur një bllokim pesë-ditor në kryeqytetin Pyongyang për shkak të një “sëmundjeje të frymëmarrjes”. Kjo është masa e parë që zbatohet në të gjithë qytetin pasi vendi shpalli fitoren ndaj Covid-19 në gusht 2022.

Banorët e Phenianit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi nga sot deri të dielën dhe të masin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme, sipas të dhënave qeveritare.

Në dokument nuk përmendet Covid-19, por pretendohet se dizenteria është ndër sëmundjet e reja që po përhapen aktualisht në kryeqytet. Duke cituar burime në Phenian, faqja e internetit NK News tha të martën, se banorët e qytetit më të madh të Koresë së Veriut do të karantinoheshin.

Gadishulli Korean aktualisht po përjeton atë që meteorologët po e përshkruajnë si një valë e ftohtë siberiane, me temperaturat në Phenian që kanë shënuar-22 gradë Celsius.

Pheniani njoftoi rastin e parë me Covid-19 në maj 2022, përpara se të shpallte fitoren mbi sëmundjen tre muaj më vonë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kundërshtuar prej kohësh statistikat e Covid të Phenianit dhe pretendimet e vendit se epidemia është nën kontroll.

Sipas burimeve të ekspertëve, Pheniani nuk i ka vaksinuar rreth 25 milionë banorët e tij. Sipas informacioneve të tjera, vendi raportohet se ka marrë vaksina nga Kina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!