Koreja e Veriut mund të furnizojë vende të tjera me uranium

schedule18:10 - 17 Shtator, 2024

schedule 18:10 - 17 Shtator, 2024

Aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut për prodhimin e bombave bërthamore kanë nxitur frikën se udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, mund të furnizojë uranium për vendet që ndjekin programe të paligjshme të armëve, raporton Bloomberg.

Zëvendës Sekretari amerikan i Energjisë, David Turk tha se aftësitë e reja të Koresë së Veriut janë “thellësisht shqetësuese”.

“Ne jemi të shqetësuar se materiali mund të shkojë diku tjetër,” tha ai.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike filloi konferencën e saj të përgjithshme vjetore në Vjenë të hënën, disa ditë pasi Pheniani publikoi fotografitë e një centrali ku izotopet e uraniumit mund të ndahen për të ushqyer armët bërthamore.

Shkalla e objektit sugjeron se Koreja e Veriut mund të pasurojë materiale përtej asaj që i nevojitet për sigurinë e saj, tha agjencia amerikane.

Më 13 shtator, media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi për vizitën e rrallë të Kim në Institutin e Armëve Bërthamore ku centrifugat prodhojnë uranium shumë të pasuruar për armë.

Inxhinierët atje janë urdhëruar të “rrisin në mënyrë eksponenciale” rezervat bërthamore, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

“Koreja e Veriut ka prodhuar tashmë uranium të pasuruar mjaftueshëm për një rezervë të madhe bërthamore dhe vështirë se ka nevojë për më shumë. Shqetësimi kryesor është se teprica mund të devijohet për t’u shitur te ofertuesi më i lartë, shtetëror ose jo shtetëror,” tha Robert Kelly, një inxhinier bërthamor dhe ish-drejtor i mbrojtjes së IAEA.

Me rezerva të mëdha uraniumi, akses në ciklin e plotë të karburantit bërthamor dhe njohuri të fituara nga gjashtë testet e armëve, Koreja e Veriut është përtej mundësive të rregullatorëve ndërkombëtarë bërthamorë që kontrollojnë tregtinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!