Koreja e Veriut mohon pretendimet amerikane për marrëveshje armësh me Moskën

schedule07:46 - 8 Nëntor, 2022

schedule 07:46 - 8 Nëntor, 2022

Udhëheqja e Koresë së Veriut këmbënguli sot se nuk ka pasur kurrë një marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, pas akuzave të SHBA-së se Pheniani dyshohet se po furnizon Moskën me predha artilerie për luftën në Ukrainë .

Edhe një herë, ne e bëjmë të qartë se nuk kemi pasur kurrë ‘transaksione armësh’ me Rusinë dhe nuk kemi ndërmend të kemi ndonjë të tillë në të ardhmen”, thuhet në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.

Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke i quajtur “të padrejta” deklaratat e tij për testet e saj raketore, të cilat i përshkruan si një “përgjigje të drejtë për arsye vetëmbrojtjeje dhe kundër provokimeve ushtarake të SHBA”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënoi të premten lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit që të përmbahet nga çdo veprim që do të përshkallëzonte më tej tensionet në gadishullin Korean.

“Sjellja e padrejtë dhe e njëanshme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së është pjesërisht përgjegjëse për seriozitetin e situatës në gadishullin Korean”, pohoi zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!