Koreja e Veriut dyshohet se ka lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë, sipas një njoftimi të ushtrisë së Koresë së Jugut.
Disa raketa u lëshuan rreth orës 15:10 me orën lokale nga një zonë pranë qytetit port lindor të Ëonsan, tha Shtabi i Përbashkët Ushtarak i Koresë së Jugut.
Mediat koreano-veriore raportuan pak më vonë se presidenti Kim Jong Un kishte mbikëqyrur një stërvitje që simulonte një kundërsulm bërthamor dhe përfshinte njësi të shumta raketore.
/abcnews.al