Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë, Kim Jong Un e vëzhgon atë nga një anije luftarake

schedule17:47 - 21 Gusht, 2023

schedule 17:47 - 21 Gusht, 2023

Kim Jong Un shikoi lëshimin e raketave strategjike të lundrimit nga një anije luftarake si pjesë e një stërvitje ushtarake të Koresë së Veriut, njoftoi Agjencia e Lajmeve në Phenian (KCNA).

KCNA nuk specifikoi se kur u zhvillua testi, i cili kishte për qëllim verifikimin e aftësive dhe trajnimit të sistemit raketor në kushte që simulojnë një luftë reale.

Analistët ushtarakë vlerësojnë se kjo lloj rakete ka aftësinë të godasë objektivat tokësore në një distancë prej më shumë se 1000 kilometrash. Anija nga e cila u nis duket të jetë një korvetë e krijuar për të kufizuar zbulimin e radarëve.

Raketat e Phenianit shihen si një përgjigje ndaj stërvitjes ushtarake vjetore 11-ditore që ushtritë amerikane dhe koreano-jugore filluan sot.

Koreja e Veriut akuzon të dy vendet për përgatitjen e një sulmi kundër saj, një pretendim që Uashingtoni dhe Seuli e mohojnë.

Gjatë samitit trepalësh të mbajtur të premten në Camp David, presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri japonez Fumio Kishida dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-gil ranë dakord të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin e tyre në fushën e mbrojtjes në mënyrë që të përballen – ndër të tjera – me “sfidat e Koresë së Veriut”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!