Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike në ujërat e Japonisë

schedule08:58 - 19 Tetor, 2021

schedule 08:58 - 19 Tetor, 2021

Koreja e Veriut testoi një raketë të re balistike të lëshuar nga një nëndetëse, e cila më pas ra në ujërat e Japonisë. Kjo konsiderohet si një kundërpërgjigje ndaj të njëjtës procedurë që ndoqi disa javë më parë dhe Koreja e Jugut, e cila gjithashtu testoi një raketë të ngjashme.

Gjatë javëve të fundit, Koreja e Veriut ka testuar disa lloje të ndryshme raketash të cilat mendohet të kenë qenë me rreze të gjatë veprimi apo supersonike.  Vendi është i ndaluar në mënyrë specifike nga Kombet e Bashkuara për të testuar raketa balistike, si dhe armë bërthamore.

OKB -ja i konsideron raketat balistike më kërcënuese sesa raketat ushtarake sepse ato mund të mbajnë ngarkesa më të fuqishme, të kenë një rreze më të gjatë dhe mund të fluturojnë më shpejt. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se një raketë ishte lëshuar nga porti Sinpo, në lindje të Koresë së Veriut.

Nuk është e qartë nëse raketa është lëshuar nga një nëndetëse apo nga një platformë nënujore./abcnews.al