Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

schedule11:06 - 18 Shkurt, 2023

schedule 11:06 - 18 Shkurt, 2023

Koreja e Veriut ka lëshuar sot një raketë balistike në brigjet lindore të Koresë së Jugut, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut.

Roja bregdetare e Japonisë njoftoi gjithashtu se Koreja e Veriut kishte lëshuar një objekt që mund të ishte një raketë balistike.

Kjo vjen pasi Pheniani kërcënoi të premten me një përgjigje “të paprecedentë, të vazhdueshme dhe të fortë”, ndërsa Koreja e Jugut dhe SHBA përgatiten për stërvitje të përbashkëta ushtarake në një përpjekje për të kundërshtuar kërcënimin në rritje bëthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

/abcnews.al