Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike drejt detit të Japonisë. Kjo është denoncuar nga shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.
Lëshimi vjen disa ditë pasi Seuli dhe Uashingtoni përfunduan të enjten stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake në pesë vjet. Pheniani i sheh të gjitha këto stërvitje si prova për pushtim dhe si një mënyrë për të “pushtuar” Korenë e Veriut.
SHA dënoi lëshimet e raketave si shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe tha se do të vazhdonte stërvitjet ushtarake siç ishte planifikuar.
Pheniani ka kryer stërvitjet e veta ushtarake si përgjigje, duke përfshirë lëshimin provë të një droni të ri nëndetës me aftësi bërthamore dhe raketa balistike bërthamore ICBM./abcnews.al