Koreja e Veriut hedh dy raketa të reja, reagon Trump

schedule15:30 - 24 Gusht, 2019

schedule 15:30 - 24 Gusht, 2019

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi pas hedhjes së dy raketave të reja nga ana e Koresë së Veriut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se liderit koreanoverior i pëlqen të testojë raketa dhe një gjë e tillë nuk shkel asnjë marrëveshje mes Penianit dhe Uashingtonit.

Koreja e Veriut hodhi dy raketa të reja nga bregu i saj lindor, sipas asaj që konfirmohet nga ushtria e Koresë së Jugut në Seul. Sipas rojeve bregdetare japoneze bëhet fjalë për raketa balistike me rreze të shkurtër, si raketat e tjera të lëshuara javët e fundit. Hedhja e raketave ndodhi mëngjesin e të shtunës në Sondol në pjesën lindore të vendit. Raketat fluturuan për 380 kilometra duke arritur një lartësi prej 97 kilometrash. Qeveria japoneze përgenjështroi lajmin se raketat kishin përfunduar në një zonë ekonomike ekskluzive.

Testet raketore, shtatë në një muaj, po komplikojnë dhe më shumë negociatat për ç’armatimin bërthamor mes Penianit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un vendosën të rifillojnë negociatat në qershor, por cdo gjë ka mbetur aty. Peniani rifilloi hedhjen e raketave në 25 korrik në shenjë proteste kundër manovrave ushtarake të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një lëvizje që Peniani e interpreton si një përgatitje për pushtim të mundshëm. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Presidencës koreanojugore shprehu shqetësim për situatën e krijuar duke shtuar se Seuli po përpiqet të bindë Penianin të ulet sërish në tryezën e negociatave.

Uashingtoni ndërkohë bëri të ditur se po monitoron situatën duke u konsultuar me aleatët japonezë dhe koreanojugorë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Tramp u shpreh se hedhjet e vazhdueshme të raketave nuk shkelin asnjë marrëveshje me Penianin. Tramp para gazetarëve u shpreh se Kim Jong Un –ut i pëlqejnë të testojë raketa dhe se nuk është folur asnjëherë për të kufizuar raketat me rreze të shkurtër. Sipas tij shumë vende testojë raketa të tilla. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!