Koreja e Veriut hedh dy raketa në detin e Japonisë

schedule12:40 - 27 Janar, 2022

schedule 12:40 - 27 Janar, 2022

Korea e Veriut ka hedhur dy raketa me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë. Kjo është hera e gjashtë që nga fillimi i këtij viti. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut raketat janë hedhur nga Hamhung, qytet në bregun lindor të Koresë së Veriut, në drejtim të detit.

Seul pretendon se janë raketa të cilat lëvizin me një shpejtësi prej 190 kilometrash në orë ato që kanë rënë në detin e Japonisë. Kaq shumë teste brenda një muaji kishin ndodhur vetëm në 2019-ën, pas takimit mes liderit koreanoverior Kim Jong Un dhe presidentit  të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Në fillim të javës Peniani hodhi dy raketa të tjera.

/abcnews.al