Koreja e Veriut gati për të lëshuar një satelit

schedule11:47 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 11:47 - 26 Dhjetor, 2017

Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, Peniani është gati të lëshojë një satelit, ndërkohë që po përgatit të testojë raketa të tjera bërthamore. Ndërsa sateliti është i pajisur me një videokamerë.

Pas kërcënimit të radhës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë Korea e Veriut po përgatitet të lëshojë një satelit. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Koresë së Jugut. Peniani ka provuar ditët e fundit një satelit të pajisur me një sistem komunikimi dhe një videokamerë. Frika e autoriteteve të Seul është se Kim Jong Un mund të përdorë pretekstin e satelitit për të provuar raketa të reja me rreze të gjerë veprimi. Në tetor ambasadori koreanoverior në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deklaroi se vendi i tij kishte një plan katërvjeçar për zhvillimin e satelitëve që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetës.

Tensioni mbetet i lartë sidomos ditët e fundit pas sanksioneve të reja të miratuara të premten nga Këshilli i sigurisë së OKB-së dhe të cilësuar nga Kim Jng Un si një akt lufte.

Peniani zyrtar me anë të një deklarate për shtyp shprehej se Shtetet e Bashkuara të AMerikës ishin të terrorizuara nga suksesi i madh historik i kompletimit të forcës bërthamore të një sshteti. Peniani këmbëngul se programi bërthamor është në kuadër të vetëmbrojtjes me objektivin për të eliminuar plotësisht kërcënimet bërthamore amerikane duke vendosur një ekuilibër force me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!