Koreja e Veriut dërgon balona me mbeturina pranë presidencës së Seulit

schedule11:23 - 24 Korrik, 2024

schedule 11:23 - 24 Korrik, 2024

Koreja e Veriut ka dërguar sërish balona me mbeturina pranë kompleksit presidenciale të Koresë së Jugut në kryeqytetin e Seulit, sipas zyrtarëve. Është hera e parë që zyra e liderit të Koresë së Jugut, e cila është një zonë e caktuar e ndaluar fluturimi, preket nga balonat e lëshuara nga Pheniani.

Një ekip i reagimit kimik, biologjik dhe radiologjik u dërgua për të mbledhur balonat, tha shërbimi presidencial i sigurisë. Sipas një raporti, ushtria nuk i rrëzoi balonat pasi kishin frikë se kjo do të shkaktonte përhapjen e mëtejshme të përmbajtjes së tyre.

Balonat u lëshuan gjithashtu në pjesë të tjera të Seulit, me zyrtarët që u thanë banorëve që të shmangnin prekjen e balonave dhe t’i raportonin ato në njësinë më të afërt ushtarake ose stacionin e policisë.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut i thanë Reuters se me erën që fryn nga perëndimi, balonat e drejtuara drejt Jugut ka të ngjarë të zbarkojnë në provincën veriore Gyeonggi, provincën më të populluar të vendit, ku ndodhet kryeqyteti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!