Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në drejtim të lindjes, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Sipas agjencisë, ushtria e Koresë së Jugut është duke analizuar nisjen.
Të dielën, Koreja e Veriut kritikoi stërvitjen e përbashkët ushtarake nga Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të mbajtur muajin e kaluar dhe paralajmëroi për “përgjigje dërrmuese” kundër stërvitjeve të tilla.
Sipas Phenianit, stërvitje të tilla tregojnë se këto vende po krijojnë një “variant aziatik të NATO-s”.
Koreja e Veriut tha javën e kaluar se kishte kryer me sukses një test të rëndësishëm që synonte zhvillimin e raketave që mbanin koka të shumta, një pretendim i hedhur poshtë nga Koreja e Jugut si “mashtrim” për të maskuar një lëshim të dështuar./abcnews.al