Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli do të testojë qentë dhe macet për Covid-19 në rastet kur pronarët e tyre rezultojnë pozitivë. Madje kafshët shtëpiake do të testohen edhe kur janë asimptomatike.
Autoritetet thanë që një grup veterinerësh të specializuar do të vizitojnë shtëpitë e pacientëve të infektuar për të testuar kafshët e tyre.
Çdo qen apo mace që rezulton pozitiv do të karantinohet për 14 ditë dhe do të marrë trajtimin e duhur sipas protokolleve në fuqi.
Koreja e Jugut raportoi rastin e saj të parë të një infeksioni kafshësh me Covid-19, kur një mace doli pozitive për virus në 21 janar, sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Vendit (KDCA.)/abcnews.al