Koreja e Jugut ka marrë një vendim të rëndësishëm, që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
Siç raporton BBC, palestrat e kryeqytetit nuk do të lejohet të lëshojnë muzikë me tempo më të lartë se 120 “ritme”. Gjithashtu dhe pajisjet për vrapim do të kufizohen në rreth 6 kilometra.
Autoritetet shëndetësore këto masa i kanë arsyetuar duke thënë se “do të parandalojnë njerëzit të marrin frymë më shpejt, apo të mos krijojnë djersë”.
Sakaq, personave që shfrytëzojnë palestrat u është ndaluar përdorimi i dyshit në këtë hapësira.
Kujtojmë që koreano-jugorët kanë pësuar një shpërthim të koronavirusit kohëve të fundit./abcnews.al