Koreja e Jugut, ish-drejtori i Samsung akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare

schedule07:58 - 13 Qershor, 2023

schedule 07:58 - 13 Qershor, 2023

Një gjykatë lokale në Korenë e Jugut paditi ish-drejtorin ekzekutiv të Samsung Electronics për vjedhje të sekreteve tregtare me qëllim ndërtimin e një fabrike të kopjimit të çipave në Kinë

Zyra e Prokurorit të Distriktit Suwon në provincën veriperëndimore Gyeonggi paditi ish-drejtorin ekzekutiv 65-vjeçar, emri i të cilit nuk u bë i ditur, nën akuzuat për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e teknologjisë industriale dhe parandalimin e konkurrencës së pandershme, raportoi Yonhap News.

Ish-zyrtari akuzohet se ka tentuar të ndërtojë një kopje të plotë të fabrikës së gjysmëpërçuesve të Samsung në Kinë pasi ka marrë në mënyrë të paligjshme të dhënat konfidenciale të kompanisë, duke përfshirë të dhënat bazë inxhinierike të fabrikës së çipave (BED) dhe planin e procesit dhe vizatimet e projektimit, nga gushti 2018 deri në 2019, sipas agjencisë.

Teknologjia BED siguron objektet e prodhimit të gjysmëpërçuesve, ndërsa plani i procesit përfshin informacione mbi planimetrinë dhe dimensionet e proceseve bazë të një fabrike çipash për prodhimin e gjysmëpërçuesve, shtohet më tej.

Prokuroria paditi gjithashtu gjashtë persona të tjerë pa paraburgim me akuzën e bashkëpunimit në rrjedhjen e supozuar të informatave të teknologjisë, duke përfshirë punonjësin e një nënkontraktori të Samsung Electronics dhe pesë punonjës të një prodhuesi kinez të çipave të krijuar nga ish-drejtori ekzekutiv, sipas Yonhap.

Ish-drejtori ekzekutiv dyshohet se ka marrë një investim prej 460 miliardë hwan (afërsisht 353 mijë dollarë) nga investitorët kinezë dhe ka përdorur teknologjinë e Samsung për të prodhuar produkte testuese në një fabrikë të prodhimit të çipave në Chengdu në provincën Sichuan, vitin e kaluar, shton raporti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!