Koreja e Jugut identifikon rastet e para me variantin Omicron

schedule15:45 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 15:45 - 1 Dhjetor, 2021

Koreja e Jugut ka identifikuar 5 raste me variantin Omicron, duke përfshirë një çift plotësisht të vaksinuar që kishte vizituar Nigerinë nga data 14 deri më 23 nëntor.  Ndërsa shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë më shumë rreth variantit, Omicron ka rritur frikën në Korenë e Jugut dhe në mbarë botën.

OBSH beson se numri i lartë i mutacioneve në këtë variant mund ta bëjë atë më të transmetueshëm ose rezistent ndaj vaksinave, por  duhen javë për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase Omicron është rezistent ndaj vaksinave.

OBSH gjithashtu ka paralajmëruar kundër  pezullimeve të udhëtimit, por dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë nxituar të vendosin kufizime – kryesisht kundër kombeve të Afrikës së Jugut. Duke filluar nga e premtja, të gjithë personat që do të hyjnë në Korenë e Jugut do të duhet të karantinohen për 10 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!