Autoritetet e Koresë së Jugut po hetojnë vdekjet e dy personave, të cilët vdiqën brenda pak ditësh nga marrja e vaksinës AstraZeneca Covid-19, raporton Reuters.
Njëri është një pacient në shtëpi të moshuarish 63-vjeçar me sëmundje cerebrovaskulare, i cili zhvilloi simptoma duke përfshirë ethe pasi iu dha vaksina katër ditë më parë dhe vdiq pasi tregoi simptoma të helmimit të gjakut dhe pneumonisë.
Një tjetër pacient në shtëpi të moshuarish në të 50-at e tij me çrregullim kardiak dhe diabet vdiq të mërkurën pasi pësoi sulme të shumta në zemër, ndërkohë që kishte marrë vaksinën një ditë më parë, sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë.
KDCA tha se po heton shkakun e vdekjeve, por nuk konfirmoi se vdekjet kishin lidhje me vaksinën. Agjencia më herët tha se do të sigurojë kompensim prej mbi 430 milion Won (383,466 $) për vdekjet nga vaksina Covid-19. g.v/abcnews.al