Koreja e Jugut është përfshirë nga rreshje të furishme që kanë evakuuar më shumë se 1.300 banorë. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjet, rrugët janë përmbytur dhe uji i rrëmbyeshëm nuk ka kursyer banesat dhe makinat që lundrojnë në lumin ‘rrugor’. Për fat të keq, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre dy të moshuar që po përpiqeshin të largonin ujin nga bodrumi i shtëpisë. Një viktimë tjetër u regjistrua pas shembjes së murit mbi makinën e tij, ndërkohë që një i katërt humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Qyteti më i prekur ka qenë Seosan, ku reshjet kanë arritur deri në 400mm brenda gjysmë dite, një ngjarje që meteorologët e kanë përshkruar si të pazakontë.
Qeveria e Koresë së Jugut ka ngritur alarmin për katastrofat natyrore në nivelin më të lartë dhe ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të papritura. Nëpër qytete, si Gëangju, bizneset janë mbyllur dhe banorët janë këshilluar të shmangin zonat me rrezik të lartë, si brigjet e lumenjve dhe kodrat.
Meteorologët shpjegojnë se reshjet janë shkaktuar nga përzierja e ajrit të thatë nga veriu dhe ajrit të ngrohtë dhe të lagësht nga jugu, duke formuar kushte për shirat e dendur.