Koreja e Jugut akuzon Phenianin për ndërprerje të sinjalit GPS, preken anijet dhe avionët

schedule09:54 - 9 Nëntor, 2024

schedule 09:54 - 9 Nëntor, 2024

Koreja e Veriut lëshoi ​​bllokuesit GPS të premten dhe të shtunën, duke ndikuar në operacionet e disa anijeve dhe avionëve privatë të Koresë së Jugut, raporton The Guardian, duke cituar ushtrinë e Seulit.

Akuzat për bllokim vijnë rreth një javë pasi Koreja e Veriut testoi atë që tha se ishte raketa e saj më e avancuar dhe e fuqishme ICBM me lëndë djegëse të ngurtë, lëshimi i parë i tillë që kur u akuzua për dërgimin e ushtarëve për të ndihmuar Rusinë të luftonte kundër Ukrainës.

“Koreja e Veriut kreu provokime të bllokimit të GPS në Haeju dhe Kaesong dje dhe sot.”, thanë autoritetet, duke shtuar se disa anije dhe dhjetëra avionë civilë po përjetonin “disa ndërprerje operacionale”.

Autoritetet e Korejsë së Jugut i bënë thirrje Phenianit që të ndalojë menjëherë ndërhyrjen dhe paralajmëroi se do të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!