Një test me bombë me hidrogjen në paqësor, ëhstë ky kërcënimi i rradhës i Koresë së Veriut. Ndërsa lideri i saj Kim Jong UN e ka cilësuar presidentin amerikan si të cmendur dhe premtoi se do paguajë shtrenjtë deklaratat e tij
Korea e Veriut mund të kryejë një test me një bombë hidrogjeni në Paqësor. Deklarata është bërë nga ministri i jashtëm i Penianit i cili komentoi urdhërat e Kim Jong Un. Ky i fundit ka bërë të ditur se po merr në konsideratë veprime të një niveli më të lartë si reagin ndaj presidentit amerikan Donald Tramp dhe kërcënimit të tij për të shkatërruar vendin.
Ministri i jashtëm koreanoverior shtoi se mund të jetë bomba më e fuqishme me hidrogjen në Paqësor, por ai nuk e dinte se kur mund të ndodhte pasi ishte një vendim që mund ta marrë vetëm lideri Kim Jong-un”.
Peniani duke filluar që nga viti 2006, ka kryer gjithsej gjashtë teste bërthamore, ky më i fundit ishte në 3 shtator të këtij viti.
Por ndërkohë vijojnë dhe reagimet mes Donald Tramp dhe Kim Jong-un. Lideri koreanoverior e cilësoi presidentin amerikan si një të cmendur i cili do të paguajë shumë shtrenjtë kërcënimet e tij ndaj Penianit. Ai gjithashtu akuzoi Tram se nuk është i përshtatshëm për të qenë kreu i një shteti pasi është një bandit i cili dëshiron të luajë me zjarrin.
Fjalët e Kim Jong un vijnë pas fjalimit të Trump mbi Korenë e Veriut në Asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara.
Korea e Veriut paralajmëron testin e bombës me hidrogjen në Paqësor
schedule10:50 - 22 Tetor, 2017
schedule 10:50 - 22 Tetor, 2017