Kore e Jugut/ Punëtorët e Samsung nisin grevë për herë të parë

schedule09:19 - 7 Qershor, 2024

schedule 09:19 - 7 Qershor, 2024

Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grevën e parë ndonjëherë.

Samsung Electronics është njëra prej kompanive më të mëdha në botë për prodhim të telefonëve të mençur, dhe njëra prej pak kompanive në botë që prodhon çipat e nevojshëm për kryerje të shumë funksioneve teknologjike.

Menaxhmeti i kompanisë është duke negociuar me sindikatat për pagat e punëtorëve qysh prej janarit, mirëpo palët nuk kanë arritur te një zgjidhje.

“Greva e parë në Samsung Electronics është duke u zhvilluar sot përmes marrjes së pushimit, dhe po kuptojmë që shumë punëtorë janë duke marrë pjesë”, ka thënë Son Woo-mok, udhëheqës i sindikatës së punëtorëve.

Kompania ka thënë se një veprim i tillë nuk do të ketë ndikim në prodhim dhe në aktivitetet tjera biznesore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!