Kore e Jugut/ Politikani fajëson gratë për rritjen e vetëvrasjeve të burrave

schedule12:30 - 10 Korrik, 2024

schedule 12:30 - 10 Korrik, 2024

Një politikan në Korenë e Jugut është kritikuar për komente të rrezikshme, pasi sipas tij numri i burrave që vetëvriten vjen si pasojë e rolit gjithnjë e më dominant të grave në shoqëri.

Në një raport, këshilltari i qytetit të Seulit, Kim Ki-duck, argumentoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore gjatë viteve e kishte bërë më të vështirë për burrat të gjenin punë dhe të gjenin gra që dëshironin të martoheshin me to.

Ai tha se vendi kohët e fundit “kishte filluar të shndërrohej në një shoqëri dominuese nga femrat” dhe se kjo mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për një rritje të tentativave për vetëvrasje nga burrat.

Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të pasura në botë, por gjithashtu ka një nga rekordet më të këqija për barazinë gjinore.

Komentet e Kim janë kritikuar si të fundit në një seri komentesh të bëra nga politikanë meshkuj. Kim, nga Partia Demokratike, arriti në vlerësimin e tij kur analizoi të dhënat mbi numrin e tentativave për vetëvrasje të bëra në urat përgjatë lumit Han të Seulit.

Raporti, i publikuar në faqen zyrtare të këshillit të qytetit, tregoi se numri i tentativave për vetëvrasje përgjatë lumit ishte rritur nga 430 në 2018 në 1,035 në 2023, dhe përqindja te burrat ishte rritur nga 67% në 77%.

Ai vuri në dukje se globalisht më shumë burra po i japin fund jetës sesa gra. Në shumë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, është rritur numri i vetëvrasjeve nga burrat nën 50 vjeç.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!