Kore e Jugut/ Makina godet këmbësorët në Seul, të paktën 9 viktima

schedule07:50 - 2 Korrik, 2024

schedule 07:50 - 2 Korrik, 2024

Një aksident i rëndë rrugor në qendër të Seulit, kryeqyteti i Koresë së Jugut, ka shkaktuar të paktën nëntë viktima. Sipas mediave koreane, një automjet me shpejtësi të lartë u përplas në një vendkalim këmbësorësh të mbushur me njerëz të hënën, duke goditur disa këmbësorë që prisnin të kalonin rrugën.

Gjashtë nga personat ndërruan jetë në vendngjarje ndërsa tre të tjerë vdiqën në spita. Policia arrestoi në vendngjarje një burrë rreth të 70-tave, i cili pretendoi se makina me të cilën udhëtonte ka përshpejtuar papritur. Ai nuk ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e përplasjes, thanë zyrtarët

I dyshuari u identifikua si shofer autobusi me një karrierë 40-vjeçare në vozitje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!