Një polemikë e madhe është shkaktuar orët e fundit në Korenë e Jugut, me ish-lojtarin e Olimpiakos, Huang Ui Jo. Sipas mediave aziatike, autoritetet e Seulit kanë arrestuar 31 vjeçarin, i cili akuzohet se ka realizuar një video me pullë të kuqe pa pëlqimin e partneres.
Agjencia e Policisë Metropolitane të Seulit njoftoi të hënën se byroja hetuese kishte thirrur Huang për t’u marrë në pyetje në ditët e fundit. Sipas raportimeve, qershorin e kaluar, një vajzë akuzoi Ui Jo në Instagram se e kishte filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me gra të ndryshme pa pëlqimin e tyre.
Ai është përgjigjur me padi për shpifje dhe shantazh, ndërsa avokati i tij pretendoi se lojtarit 31 vjeçar i ishte vjedhur celulari teksa luante për Olimpiakos. Në fakt, personi që vodi celularin e tij thuhet se i kishte dërguar mesazhe lojtarit korean përmes Instagramit që nga maji, duke kërcënuar se do të publikonte fotot dhe videot.
Përfundimisht, Huang u arrestua për të dëshmuar si i dyshuar për akuzën e nxjerrjes së një videoje të paligjshme dhe pasi dëshmoi, u nis për në Kinë./h.ll/abcnews.al