Korçë- Një punonjës në një pikë karburanti ka denoncuar se është konfliktuar me një person. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 në Korçë, rreth orës 01:35. Punonjësi i karburantit, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/abcnews.al/