Korcë/ Ra aksidentalisht nga karroceria e zetorit, ndërron jetë 69 vjeçari

schedule15:32 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 15:32 - 22 Dhjetor, 2024

Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, është dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore një shtetas  rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.

Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.

Drejtuesi i mjetit një 26 vjeçar, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethana të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!