Korçë/ Policia aksion kundër lojërave të fatit, 9 të arrestuar dhe dhjetëra të shoqëruar

schedule10:22 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:22 - 7 Dhjetor, 2023

Policia e Korçës ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit, teksa dhjetëra persona janë arrestuar e shoqëruar në komisariatet e juglindjes.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se aksioni është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës dhe ka vazhduar gjatë gjithë natës. Fokusi ka qenë tek lojërat e fatit, ndërsa janë kontrolluar ambiente dhe lokale.

Nga komisariati i Korçës u shoqëruan 15 persona, ndërsa u arrestuan 5 prej tyre. Në komisariatin e Pogradecit, u shoqëruan 5 persona, ndërsa u arrestuan 2 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë në gjendje të lirë. Nga komisariati i Maliqit u arrestua 1 person, ndërsa gjatë kontrollit në lokal i është gjetur edhe një sasi e vogël fishekësh. Edhe në komisariatin e Devollit është arrestuar 1 person. Nuk ka asnjë rast në Kolonjë.

Sa i përket aksionit, mësohet se është zhvilluar në të gjithë Shqipërinë. Në total në qarkun e Korçës, mësohet se janë arrestuar 9 shtetas, ndërsa janë shoqëruar më tepër se 20./abcnews.al