Fshati Kuç i Zi, ndodhet 8 km larg qytetit të Korçës. banorët prej vitesh vuajnë mungesën e ujit. Përballë kësaj situate që nuk po gjen zgjidhje, ata dolën paraditen e së martës në protestë.
“Sot po protestojmë se nuk kemi ujë, një javë ishim pa ujë fare. Shkova për të mbushur diku larg.”
“Nuk është mjaftueshëm për një banor në fshat, sepse 5 % mund të jetë uji për të pirë dhe 95 % shërben për nevoja të tjera. Kemi bagëti, kemi shtëpi private dhe uji është i nevojshëm.”
Ata thonë se janë taksapagues të rregullt.
“4 orë uji, nuk ka, ta harrojmë atë ëndërr, i paguaj të gjitha, i kemi për detyrë. Po kur s’kemi ujë për të larë fytyrën, ç’na mbetet tjetër?”
Zyrtarë të ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qark thanë se kjo situata vjen si pasojë e punimeve që po kryen në fshatin Kuç i Zi për ndërtimin e dy puseve të tjera, të cilat do të normalizojnë furnizimin me ujë./Abcnews.al/