Korça ka rreth tre javë që ka dalë nga zona e kuqe, por turizmi në këtë qytet vijon të mbetet i paralizuar.
Ndonëse njihet si një nga zonat më atraktive në vend, kjo fundjavë e gjeti Korçën të zbrazët, me shëtitore dhe kafet bosh.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për Abc News se të 6 bashkitë e qarkut të Korçës janë shpallur tashmë zonë e gjelbër por kjo nuk ka mjaftuar për të mposhtur frikën nga Covid-19.
Dardha dhe Voskopoja kanë një numër shumë të ulët të turistëve që kanë shtëpizat e tyre në këto zona, ndërsa të tjerët nuk kanë rezervuar./abcnews.al