Për turizmin dimëror, apo siç njihet ndryshe, turizmi bardhë, edhe për këtë vit, Korça mbetet destinacioni kryesor.
Nga të dhënat e zyrës së turizmit në bashkinë e Korçës, që prej festave të nëntorit, kanë përfunduar rezervimet hotelerike ne qytet deri në fund të vitit. Përveç Korçes, mbeten të preferuara edhe pikat turistike, ku si për çdo vit, kryeson Dardha dhe Voskopoja.
Këtë vit bashkia ka edhe një kalendar të pasur aktivitetesh, si në salla të mbyllura, po ashtu dhe në sheshe.
Ndryshe nga vitet e kaluara, në natën e ndërrimit të viteve, perveç spektaklit të fishekzjarreve do të ketë dhe një koncert në sheshin para Katedrales.
Në vizitat e organizuara, këtë vit ka filluar dhe zbatimi i paketave turistike rajonale, ku vizitorët perveç Korçes, mund të vizitojne dhe qytetet apo zonat tjera në rajonin juglindor./abcnews.al

