Kopsht privat i palicensuar nga ministria, zbulohet mashtrimi në Fier  

schedule10:29 - 3 Maj, 2022

schedule 10:29 - 3 Maj, 2022

Sektori i Krimit Ekonomik në policinë e Fierit ka proceduar penalisht një 53-vjeçar, pronar  i një kopshti privat.

Sipas policisë, është konstatuar se subjekt nuk ishte liçensuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, shtetasen R. K., 53 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “15 Tetori”, në subjektin në pronësi të saj (kopësht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte liçensuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!