Analisti Plator Nesturi thotë se nuk mund të krahasosh rikthimin e Donald Trump, me rikthimin që kërkon të bëjë Sali Berisha. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nesturi u shpreh se janë dy raste jo të ngjashme dhe rasti i Berishës, nuk bën sens.
Nesturi shtoi se pas humbjes, Trump e mbajti gjallë opozitarizmin, teksa në PD nuk ka rivalitet për alternativën më të mirë.
“Janë shumë aspekte që ndikojnë. Kjo ka filluar që me çështjen e 11 janarit, të cilat kanë sjellë një botë, që nuk është klasike. Kjo është shoqëruar edhe me aspekte të tjera. Çështja e krizës në vitin 2008, çështja e luftërave, pasigurisë, ka ndikuar. Vet shtetet, kombe të caktuara kanë filluar të bëjnë grupime. Çështjet e parimeve të demokracisë, e kanë humbur peshën e tyre, është botë në transformim. Nuk është aspak çudi, edhe në mesazhin e zotit Berisha ishte ideja e rikthimit të Trump. Janë dy aspekte që nuk ngjasin shumë. Zoti Berisha është larë dy herë në atë lumë. Rikthim pas rikthimi, është e njëjta gjë. Nuk ka sens, jo për faktin se kemi të bëjmë me elementin e një lloj qasjeje, por edhe midis dy realitieteve. Trump, edhe pse humbi zgjedhjet, e mbajti gjallë opozitarizmin. Kishte garë të brendshme, nuk ishte e lehtë për të. Ndonëse Berisha fitoi me Lulin, është gjë tjetër të fitosh me Ramën. Ky lloj rikthimi, PD nuk është në rivalitet për të parë se kush është më e mira për të”, theksoi ai./abcnews.al