Revista “Vogue” ka reaguar pas kritikave për kopertinën, ku u shfaq zëvendës presidentja e ardhshme amerikane Kamala Harris, me një xhaketë të zezë dhe atlete Converse.
LEXO EDHE: Kamala Harris pozon për “Vogue”, kopertina shkakton polemika në rrjet
Përmes një deklarate për New York Times, kryeredaktorja Anna Wintour shprehet se qëllimi i tyre nuk ishte që të zvogëlonin rëndësinë e fitores së Harris si zëvendëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë më ngjyrë dhe zëvendëspresidentja e parë grua.
Sipas Wintour, fotot e sjellin Harris si një grua që kontrollon jetën dhe do të sjellë udhëheqjen për të cilën kemi nevojë.
View this post on Instagram
“Për mua, është thjesht një deklaratë e rëndësishme, por pozitive, për gratë, dhe gratë në pushtet”, tha ajo duke shtuar se kishin menduar se portreti më pak zyrtar i zëvendëspresidentës së zgjedhur reflektonte me të vërtetë momentin që po jetojmë të gjithë, nga pandemia.
Kamala Harris do të jetë në kopertinën e muajit shkurt dhe Vogue publikoi dy foto të setit fotografik. Ndërkohë, menjëherë reagimet ishin të shumta, duke i cilësuar si të padenja pasi nuk janë në nivelin artistik të Vogue. Skenografia u konsiderua si aspak profesionale dhe ndriçimi lë për të dëshiruar. Ndërsa është zbardhur ngjyra e lëkurës së Harris, duke diskriminuar kështu njerëzit me ngjyrë. l.k/abcnews.al