Koperniku: Shtatë vitet 2015-2021 shwnuan rekordin e ngrohjes globale

schedule16:14 - 10 Janar, 2022

schedule 16:14 - 10 Janar, 2022

Agjencia Evropiane e Vëzhgimit të Tokës Copernicus, ka bërë me dije se nga të dhënat e fundit 7 vitet e fundit kanë qenë më të ngrohta se vitet paraardhëse, por rekordi i temperaturave është shënuar gjatë vitit 2021.

2021 ishte viti që “vuajti” efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Nga të dhënat rezulton se gjatë vitit që sapo kemi lënë pas janë regjistruar valë të pazakonta dhe vdekjeprurëse të nxehtit në Amerikën e Veriut dhe Evropën Jugore, zjarre shkatërruese në Kanada ose Siberi, të ftohtë mbresëlënës në Shtetet e Bashkuara qendrore. ose përmbytje ekstreme në Kinë dhe Evropën Perëndimore.

Sipas Copernicus, në 2021 temperaturat ishin mesatarisht mbi 1,1-1,2 gradë Celsius në krahasim me epokën para-industriale (1850-1900), një periudhë referimi për matjen e mbinxehjes së shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, për shkak të aktivitetit njerëzor.

Ndërkohë në 2015 është nënshkruar një marrëveshje në Paris, ku qëllim ishte kufizimi i ngrohjes globale “thjesht” nën +2 gradë Celsius dhe nëse është e mundur në +1.5 gradë Celsius, është pra rrezikshmërisht afër.

Mesatarisht, viti 2021 renditet pak përpara vitit 2015 dhe 2018, përkrah me 2016-ën që mbetet viti më i nxehtë.

Bashkimi Evropian ka theksuar se nga 2015-2021 mund të thuhet se kanë qenë 7 vitet më të nxehta në histori.

Ndërkohë në konferencën e OKB-së për klimën COP26 në nëntor, rreth 100 vende iu bashkuan një “iniciative” për një ulje prej 30% të emetimeve të metanit. Një synim që, nëse arrihet, mund ta bënte më realiste sloganin e dëgjuar në konferencën e Glasgout për të “mbajtur gjallë (qëllimin e tij prej 1,5 pikësh)”.

Angazhimet për të reduktuar emetimet nga vende të ndryshme, përfshirë ato të shpallura me rastin e COP26, po çojnë në një orbitë 2.7 gradë Celsius, një nivel i përshkruar si “katastrofik” nga OKB.

Me rastin e COP26, OMM kishte njoftuar tashmë se shtatë vitet e fundit nga  2015 do të ishin ndoshta më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë, duke paralajmëruar se klima globale po hyn në “territor të panjohur” për shkak të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!