Koopmeiners thotë “po”, Juventus nis nga puna për të bërë paratë gati

schedule15:14 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:14 - 20 Shkurt, 2024

Teun Koopmeiners ka qenë një objektiv i drejtorit teknik Cristiano Giuntoli që nga koha e tij kur ishte te Napoli dhe duket se momenti i duhur është pranë për ta bërë realitet këtë dëshirë.

Lojtari i lindur në vitin 1998 rinovoi kontratën me Atalanta disa muaj më parë, duke e çuar vitin e skadencës në 2027, por ai ka bërë një marrëveshje me klubin e tij zikaltër se do të lihet i lirë vetëm kundrejt një oferte të duhur.

Koopmeiners preferon kalimin e tij te Juventus dhe duket se këtë gjë e ka shprehur edhe te klubi i tij i Atalanta, por vetëm një ngërç i ndanë palët. Atalanta kërkon jo më pak se 60 milionë euro për kartonin e lojtarit në fjalë, dhe Juventus duhet të bëj gati shumën e kërkuar, por kjo mund të realizohet vetëm me disa shitje përpara ofertës së ofruar mbi tavolinën e klubit nga Bergamo./h.ll/abcnews.al