Konviktet si hotele/ Tiranë, kushte shumë të mira në godinat e mjekësisë dhe inxhinierisë

schedule15:21 - 26 Shtator, 2023

schedule 15:21 - 26 Shtator, 2023

Rritja e çmimeve të qirave te banesave në Tiranë, po i orienton studentët të zgjedhin gjithnjë dhe më shumë konviktet.

Sergi Karafili do të nisë studimet për inxhineri hidroteknike në universitetin politeknik të Tiranës dhe ka zgjedhur të akomodohet në Rezidencën Studentore nr. 2 në kryeqytet. Thote se ka bere kete zgjedhje pasi nuk ka mundesi te paguaje qerane e nje apartamenti ne Tirane

I riu nga Erseka shprehet i kënaqur me kushtet e konviktit dhe tarifa që do të paguajë thotë se është e përballueshme.

Igli Hidri është rikthyer sërish në konvikt, pasi jetoi në këto rezidenca vitin e kaluar. I riu nga Lushnja, i cili studion administrim biznesi thotë se kushtet komode dhe çmimi i lirë janë arsyet që ai zgjodhi të jetojë sërish në konvikt.

Regjistrimet në rezidencën studentore nr 2 në kryeqytet, vijojnë deri në datën 29 shtator.

Konviktet janë rikonstruktuar se fundi, duke ofruar kushte shume te mira jetese për studentët. 4 godinat kanë kapacitet për 1100 studentë. Përparësi për t’u regjistruar të parët kanë studentët nga universiteti i mjekësisë dhe ai politeknik, por nese mbeten vende te lira mund te regjistrohen edhe studente nga universitete te tjera.

Për t’u akomoduar në këto godina studenti paguan një tarifë mujore prej 6500 lekësh./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!