Konviktet e mjekësisë/ Tiranë, vazhdojnë regjistrimet e studentëve

schedule15:47 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:47 - 21 Shtator, 2023

Dita e dytë e regjistrimeve në godinat e konvikteve të universitetit të mjekësisë ishte më e qetë.

Studentët që pritën në radhë për t’u akomoduar ishin më të pakta në numër, ndryshe nga dita e parë që pati fluks të lartë.

Drejtuesit e konviktit thonë se procesi vijon normalisht.

“Nuk parashikohet të ketë probleme. Gjithçka vazhdon normalisht procedura do kohën e saj sepse studenti paraqitet fizikisht me dokumentet e kërkuara.”

Godinat e universitetit të mjekësisë kanë kapacitet për 800 studentë, ndërsa këtë vit për herë të parë studentët do të akomodohen në dy godinat e reja të rindërtuara.

“Me kapacitetin qe kemi mbulojmë të gjithë studentet e mjekësisë. Tek kjo godinë paguajnë 4300 lekë, ndërsa tek godinat e reja paguajnë 6500 lekë në muaj. Kërkesat e studenteve janë që duan të qëndrojnë me motrën, ose me ndonjë shoqe.

Studentët kanë afat 10 ditë për t’u regjistruar në konvikte. Regjistrimet që nisën në datën 20 shtator përfundojnë në 29 shtator.

Sipas drejtuesve, radhët e gjata janë krijuar për shkak se interes për të qëndruar në këto godina kanë shprehur edhe studentë të universiteteve private dhe kjo ka sjellë fluks. Këto raste kalojnë përmes komisionit, i cili verifikon të gjitha dokumentacionet e studentëve./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!