Konvertimi i kombit shqiptar në Islam, fat i mirë apo i keq? Flet publicisti Spahiu

schedule21:54 - 7 Shkurt, 2020

schedule 21:54 - 7 Shkurt, 2020

Publicisti Nexhmedin Spahiu ishte i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon. Spahiu është ndalur në disa tema, ndërsa theksoi fillimisht se historia duhet të shkruhet siç është.

Historia duhet të shkruhet ashtu siç ka qenë. Ne kemi një qasje tjetër që ka dominuar në historigrafinë e Ballkanit, që historia duhet të verë në pah disa gjera dhe disa gjëra të tjera të heshten. Për t’ju thënë p.sh brezave të rinj që të parët tuaj kanë qenë patriotë dhe duhet të jemi të tillë se ne rrjedhim nga kjo. Pjesa tjetër, secila ana ka të mirat dhe të metat e veta. Në histori nuk duhet të gënjehet”, tha ai.

Ndërkohë, më tej është ndalur te figura e Xhafer Devës.

Në CIA-n amerikane është shkruar se punoi për Shqipërinë etnike. Në dokumentat e CIA shohim që ai ka qenë ideator për pavarësinë e Kosovës.

Ne lavdërohemi se Rama shkon dhe merr medalje në Amerikë prej hebrejve por nuk përmendet se pikërisht merita ishte e Xhafer Devës. Sepse ishte i vetmi ministër i Brendshëm në Evropën e pushtuar, ku adresoi hebrenjtë në kampet naziste”, tha Spahiu.

Si punën më të mirë të kryeministrit Rama vlerësoi atë të kthimit të eshtarve në atdhe të Mid’hat Frashërit.

“Puna më e vlefshme që ka bërë kryeministri aktual është që ka kthyer eshtrat e Mid’hat Frashëri në Tiranë, gjë së cilin Berisha nuk e ka bërë gjatë mandatit të tij si president apo kryeministrë, që Edi Rama në këtë aspekt ka dalë më demokrat sesa Berisha”, tha ai.

I pyetur nga Nano nëse konvertimi në Islam ka qenë shpëtimi i kombit shqiptar apo ka qenë fati i keq, publicisti tha: “Kjo nuk ka të bëjë me tëmën e kombit shqiptar, sepse kombi shqiptar u krijua kur shqiptarët ishin myslimanë dhe të krishterë.  Kjo është shumë hipotetike sepse nuk do e dinim se çfarë mund të kishte ndodhur në rast se shqiptarët nuk do ishin konvertuar. Është e vërtetë që konvertimi në masë deri në shekullin e 17-të. Islamizimi u solli benefite shumë të mëdha, kur më vonë në shekullin e 20 kjo u bë mungesë. Ndryshe do të sihte një fat sikur të gjithë shqiptarët do të sihin të krishterë. Ajo që është fakt tani është se kombi shqiptar u bë në bazë të kontratës midis të krishterëve dhe myslimanëve, është një komb myslimano-krishterë. A je më me fenë apo me kombin, kishte përgjigje vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Në ditët e sotme kjo është një pyetje absurde”./abcnews.al