Konventa e demokratëve/ Nura: Harris ka fituar mbështetje popullore, Trump po humb pikë me fjalorin e ashpër

schedule23:38 - 19 Gusht, 2024

schedule 23:38 - 19 Gusht, 2024

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate nis punimet mbrëmjen e së hënës në qytetin e Çikagos në SHBA.

Gazetari Artur Nura, në një intervistë për “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, tha se Kamala Harris, e cila hyri në garë pas tërheqjes së presidentit aktual Joe Biden, ka filluar që të ketë mbështetje popullore.

Sipas tij, Donald Trump po humb shumë pikë me gjuhën e ashpër që po përdor ndaj Harris.

“Kontestimet për Kamala Harris kanë qenë të fuqishme, kujtojmë faktin që familja Obama pati dyshimet e saj për të mbështetur këtë kandidaturë, por Barack dhe Michel do të jenë pjesëmarrës në këtë konventë për t’i dhënë mbështetjen përfundimtare Harris, që po konfirmon një mbështetje të elektoratit. Kjo vërtetohet me të ardhurat që po mbledh fushata e saj. Ka pasur rezultat te jashtëzakonshëm por ka edhe mbështetje popullore të njerëzit sepse mesa duket njerëzit kishin filluar të luhateshin me kandidaturën e Biden.”, u shpreh ai./abcnews.al