Kontrollorët, “Independent”: Pilotëve u është kërkuar kujdes kur fluturojnë mbi Shqipëri

schedule21:13 - 16 Prill, 2021

schedule 21:13 - 16 Prill, 2021

E ndërsa problemi me grevën e kontrollorëve të aeroportit të Rinasit u zgjidh, të paktën për momentin me arrestimin e dy prej tyre dhe një të tretë e mbyllën në arrest shtëpie, shqetësimi këtë herë vijon në aspektin ndërkombëtar. Britanikja “Independent” shkruan se pilotëve u është kërkuar që të bëjnë kujdes kur të fluturojnë mbi hapësirën shqiptare.

Pilotëve u është thënë të “bëjnë shumë kujdes” kur fluturojnë në, nga ose mbi Shqipërinë” shkruhet në artikull. Gazeta përshkruan të gjithë ngjarjen nga greva, bllokimi i punës dhe arrestimi i kontrollorëve dhe thekson se sipas rregullave ndërkombëtare të sigurisë ajrore, aftësia për të punuar për kontrollorët e trafikut ajror është një vendim personal.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Pilotëve të Linjave Ajrore paralajmëroi për kujdes për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Shqipëri edhe pse për momentin duket se gjendja është qetësuar.

Ekziston një mosmarrëveshje e vazhdueshme e cila ka rezultuar në ndalimin e tre kontrollorëve.

Megjithëse hapësira ajrore është rihapur, kontrollorët shqiptarë ende punojnë janë nën presion ekstrem për punësimin e tyre në të ardhmen.

Ka raporte që janë sjellë kontrollorë nga shtetet e tjera për të zëvendësuar kontrollorët shqiptarë, statusi i tyre për sa i përket trajnimit dhe vlerësimet lokal është i panjohur. Pilotëve u kërkohet të tregojnë shumë kujdes gjatë operimit brenda kësaj hapësire ajrore” thotë federata.

“Independent” shpreh shqetësimin, pasi “shumë udhëtime nga Mbretëria e Bashkuar për në Greqi dhe më gjerë fluturojnë për në, nga ose mbi Shqipërinë. Janë më shumë se gjysmë milioni fluturimesh që përdorin hapësirën ajrore shqiptare në një vit duke sjellë 25 milionë € në Albcontrol.

Por fluturimet kanë rënë me rreth 80 përqind, me një rënie konsekuente të fitimeve” mbyllet shkrimi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!